Sulmohen 4 xhami në Britani të Madhe

Katër xhami në qytetin anglez të Birmingham janë sulmuar gjatë natës, dhe një burrë që mbante në duar municion kishte thyer dritaret, njoftojnë policia lokale.

Zyrtarët kundër terrorizmit po hetojnë sulmet ndaj xhamive në katër lokacione të ndryshme në veri të qytetit, tha Policia e Ëest Midlands në një deklaratë.

Forca shtoi se incidentet “po trajtohen si të lidhura”.

“Për momentin nuk e dimë motivin për sulmet e natës së kaluar,” tha shefi i komandandos Dave Thompson në një deklaratë.

“Ajo që mund të them është njësia kundër-terrorizmit po punon krah për të gjetur personin që është përgjegjës”.

Pas raportimeve të një sulmi të ngjashëm në një xhami tjetër në një lagje të afërt, zyrtarët filluan patrullat dhe zbuluan “dëmtime të mëtejshme” në dy vende të tjera.

“Oficerët mjeko-ligjor po punojnë për të identifikuar provat, dhe CCTV po shqyrtohet,” shtuan autoritetet.

Shefat e policisë kombëtare britanike njoftuan javën e kaluar se oficerët po siguronin patrulla rreth xhamive menjëherë pas sulmeve të dyfishta terroriste në Zelandën e Re, që vranë 50 besimtarë myslimanë. /Mesazhi/