Sulmi terrorist në Zelandë, zyra e kryeministres u paralajmërua disa minuta para terrorit

Kryeministrja e Zelandës së Re thotë se dokumenti nuk përmban detaje për vendin ose të shtënat.

Autori i masakrës në xhaminë e Christchurch dërgoi një “manifest” në zyrën e kryeministres së Zelandës së Re, Jacnda Ardern, pak minuta para sulmit terrorist që la 50 të vdekur, tha ajo, shkruan The Guardian, përcjell lajmi.net.

Zyra e saj ishte njëra ndër më shumë se 30 adresa parlamentare të Zelandës së Re që morën dokumentin të premten, para se të ndodhte sulmi.

Dokumenti nuk tregonte vendin ose detaje specifike rreth sulmit.“Unë isha njëra nga më shumë se 30 marrës të manifestit që u dërgua me postë nëntë minuta para se të ndodhte sulmi. Nuk përmbante një lokacion dhe as detaje specifike rreth sulmit, “tha ajo.

Ardern tha se nëse dokumenti do të kishte “dhënë detaje do të mund të kishin vepruar menjëherë”.“Për fat të keq, nuk kishte detaje të tilla në atë email”, tha ajo.

Ajo tha se kishte lexuar “elementë” të dokumentit, i cili ishte dërguar edhe në mediat dhe në zyrën e turizmit parlamentar para sulmit