Sulmi në Manchester Arena: Policia arreston një 23-vjeçar

Një person është arrestuar sot, si i dyshuar se kishte lidhje me sulmin terrorist në Manchester Arena.

23-vjeçari, i gjinisë mashkullore, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit në jug të Mançesterit, si i dyshuar se kishte lidhje me sulmin, njofton policia e Mançesterit.

Kryeministreja britanike, Theresa May, ka konfirmuar policia e dinin identitetin e bombarduesit vetëvrasës, i cili vdiq në vendngjarje. Ata nuk kanë dhënë detaje nëse vrasësi ka planifikuar sulmin i vetëm, apo ishte pjesë e ndonjë celule terroriste. /MESAZHI/