Sulm vetëvrasës pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kabul, 22 të vdekur

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës pranë Ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin afgan Kabul, jetën humbën 22 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, në një deklaratë për media tha se sulmuesi hodhi veten në erë para një kampi ushtarak që i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes, i vendosur afër Ambasadës së SHBA-ve në kryqëzimin Shah Mesut të Kabulit.

Rahimi tha se si pasojë e sulmit u vranë 22 persona, nga të cilët gjashtë roje të sigurisë, si dhe u plagosën 38 persona të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë përsipër talebanët.

Kujtojmë se 26 persona u vranë në një sulm tjetër vetëvrasës në mëngjes, në një tubim zgjedhor ku merte pjesë edhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, në rajonin Pervan të vendit.

SHPËRNDAJE