Sulm vetëvrasës në Homs të Sirisë, shkon në 32 numri i të vrarëve

Ndaj dy qendrave të sigurisë së regjimit të Bashar al-Asadit në qytetin Homs të Sirisë është kryer sulm vetëvrasës ku si pasojë humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat vendase njoftojnë se janë kryer sulme ndaj dy qendrave të sigurisë në rajonet Guta dhe El Mahatta të Homsit.

Prefekti i Homsit Talal el-Barazi, tha se në sulmin vetëvrasës kanë humbur jetën 32 persona ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Qendra e lajmeve të Homsit pretendon se në mesin e personave të vrarë janë kreu i njësisë së sigurisë ushtarake major-gjenarali Hasan Dabul si dhe shumë oficerë të tjerë të nivelit të lartë.

Burimet lokale kanë bërë të ditur se njëra nga qendrat ishte për shërbimet inteligjente ushtarake dhe tjetra civile.

Komiteti për Çlirimin e Damaskut (Heyet Tahrir Sham – HTSH), i cili mori përsipër sulmin në një deklaratë në median sociale njoftoi se sulmi ka qenë kundërpërgjigje e sulmeve të regjimit në Vaer, Idlib dhe Damask.

Gjithashtu në deklaratë pretendohet se në sulm është vrarë edhe kreu i shërbimeve inteligjente civile në Homs, Ibarahim Dervish.

Grupet kundërshtare të regjimit të Asadit, Nureddin Zengi, Liva el-Hak, Xhejshu’l Sunne, Ensaruddin dhe Fronti Çlirimtar i Damaskut i cili më parë njihej me emrin “Fronti Nusra” javën e kaluar bënë të ditur shpërbërjen e tyre duke formuar Komitetin për Çlirimin e Damaskut (Hejet Tahrir Sham – HTSH).

Fronti Nusra ishte klasifikuar si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.