Sulm me thikë brenda qendrës tregtare, një e vdekur dhe shtatë të plagosur

Një grua ka mbetur e vrarë dhe 7 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda pas sulmit me thikë në një qendër tregtare në Stalowa Wola të Polonisë.

Një 27 vjeçar, emri i të cilit mendohet të jetë Konrad, raportohet se ka hyrë brenda qendrës Vivo, ku ka filluar t`i godasë njerëzit me thikë pas shpinës.

Policia ka bërë me dije se gruaja që ka humbur jetën është e moshës 50 vjeçare.

Dëshmitarët e kanë përshkruar personin si një i çmendur që i qëllonte njerëzit në qendër./Mesazhi/