Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Në muret e një xhamie në qytetin Ermannhausen të shtetit gjerman Baden-Württemberg, janë shkruar mesazhe kërcënuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK të cilët kanë sulmuar xhaminë Ermannhausen të Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB), kanë shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në muret e xhamisë.

Në ndërtesën e sulmuar nga persona ende të paidentifikuara kanë ndodhur dëme materiale.

Deputeti i Partisë AK për Stambollin, Mustafa Yeneroğlu, duke reaguar për sulmin nga llogaria e tij në rrjetin social, ka dënuar me keqardhje sulmin.

Ai nga qeveria gjermane dhe forcat e sigurisë ka kërkuar të tregohet ‘zero tolerancë’ ndaj sulmeve të këtilla, duke theksuar se presin që të merren masat e nevojshme.