Sulm ndaj autokolonës të komandantëve të Hashd al-Shaabi, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona kanë humbur si pasojë e sulmit ajror ndaj autokolonës që transportonte komandantët e Hashd al-Shaabi në kryeqytetin e Irakut, Bagdat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit Sumeriya të Irakut të bazuar në një burim sigurie, është potencuar se në rajonin Taji në veri të Bagdadit është kryer një sulm ajror ndaj një autokolone.

Ndërsa në lajmet e disa mediave vendase, në automjetet e shënjestruara ishin gjendur komandantët e njësisë Ketaib Imam Ali në kuadër të organizatës Hashd al-Shaabi.

Ndërkohë në lidhje me incidentin agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se 6 persona që gjendeshin në automjetet në fjalë kanë humbur jetën.

Ende nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me rastin.

Ndryshe, dje në sulmet ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.