Sulm me bombë në një dasmë afgane, 63 të vdekur

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 182 të tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në një dasmë në kryeqytetin e Afganistanit.

Dëshmitarët i thanë BBC-së një kamikaz shpërtheu eksploziv gjatë një ceremonie martese.

Shpërthimi ndodhi në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga muslimanët shiitë.

Talibanët mohuan që ata ishin mbrapa sulmit. Asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar kryerjen e bombardimeve.