Sulm me bombë në Afganistan, 6 policë të vrarë

Gjashtë policë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë në provincën Badghis në perëndim të Afganistanit, njoftoi policia afgane, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë së provincës, Shir Aka Alkozay, tha në një prononcim për media se tha se bomba e vendosur në rrugë ka shpërthyer në një lokacion midis rrethit Mukur dhe qytetit Qala-e-Naw gjatë kalimit së një automjeti policor.

Alkozay përgjegjësinë për sulmin e hodhi mbi talebanët.

Ndërkaq, militantët talebanë ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.