Sulm masiv në Gjermani, viktima të shumta

Një sulm masiv në Gjermani këtë pasdite ka lënë viktima të shumta, ka thënë policia vendore.

Policia e rrethit Aalen tha se një person i armatosur hapi zjarr në qytetin jug-perëndimor të Rot am See, Baden-Wuerttemberg, 170 kilometra në veri-perëndim të Mynihut.

Ata thonë se disa njerëz janë lënduar dhe raportet e gazetës gjermane Bild flasin për gjashtë persona të vdekur.

I dyshuari i armatosur është arrestuar.

Raportet fillestare bënë me dije se viktimat dhe i dyshuari njiheshin me njëri-tjetrin dhe nuk ka asnjë indikacion se në krim ishin të përfshirë më shumë të dyshuar.

Zëdhënësi i policisë Holger Binert i tha transmetuesit gjerman “N-tv” se ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa njerëz ishin vrarë.

“Ne kemi arrestuar një të dyshuar,” tha Binert, duke shtuar se informacionet fillestare thonë se i dyshuari dhe një ose më shumë nga viktimat e njihnin njëri-tjetrin.