Sulm ajror në Jemen, 12 civilë të vrarë nga e njëjta familje

Një sulm ajror i kryer nga koalicioni Sauditi në Jemen vrau 12 civilë, duke përfshirë shtatë fëmijë. Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin bregdetar të Hodeidah, thanë mjekët dhe dëshmitaret.

Mjekët dhe një dëshmitar që panë rrënojat thanë se sulmi ajror kishte shkatërruar një shtëpi në lagjen al-Hali, ku u vendosën civilë të zhvendosur nga provinca të tjera.

Të 12 viktimat ishin të gjithë nga e njëjta familje, thanë ata.

Hodeida është porti më i madh të vendit të varfër nga ku shumica e ndihmës humanitare arrin per miliona civil të uritur.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërhynë në luftën civile në Jemen në vitin 2015 kundër rebelve Houth, për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Lufta ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz, të zhvendosur më shumë se 2 milionë janë larguar nga Jemeni. /MESAZHI/