Suedi, politikani i të djathtës ekstreme propozon ndërtimin e një xhamie

Një politikan suedez i të djathtës ekstreme që përfaqëson një parti me qëndrime anti-imigracion, ka propozuar së fundmi ndërtimin e një xhamie dhe të një qendre kulturore në mënyrë që kjo të tërheq sa më shumë emigrantë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mark Collins nga partia e ekstremit të djathtë, Partia e Demokratëve, tha se vendi ka nevojë për emigrantë, ardhja e të cilëve do të ndalte rënien e popullsisë në qytetin e tyre, shkruan publikuesi dixhital i lajmeve “The Local-Suedi”.

Collins ka propozuar ndërtimin e xhamisë dhe qendrës kulturore në qytetin Kramfors të qarkut Vasternorrland në veri të Suedisë.

Rrjeti i lajmeve, ka cituar Collinsin të ketë thënë se “ideja ime ka të bëjë me faktin se nëse keni një xhami dhe një qendër kulturore, atëherë ju bëni që muslimanët të jenë përgjegjës për qytetin tonë dhe zonën këtu”.

“Grupi i vetëm në Suedi që është i lëvizshëm është komuniteti i emigrantëve, të cilët kanë shumë prirje për biznes, dhe kjo është ajo për të cilën kemi nevojë”, shtoi ai.

Qyteti Kramfors humb 100 njerëz në vit, tha Collins, ndërsa qarku Vasternorrland humb rreth 500 qytetarë në vit.