Suarez mund të kthehet te Liverpooli

Barcelona mund të jetë afër transferimit të Philippe Coutinho-s, por Liverpool mund t’i përdorë disa nga paratë e transferimit për ta rikthyer Luis Suarez-in në Anfield, sipas Don Balon.

Të Kuqtë pritet të përfitojnë 160 milionë euro nga transferimi i Coutinho-s te Barcelona, dhe kjo mund t’i joshë ata që t’ia lënë një pjesë të këtyre parave kataluansve, për shërbimet e uruguaianit.

Ndonëse Suarez është i lumtur te Barcleona, ardhja e Coutinho-s bashë me Ousmane Dembele-në, si dhe transferimi i mundshëm i Antoine Griezmann gjatë verës, mund ta bëjnë Suarezin që të largohet./klankosova