Suarez i lumtur për “rikthimin” në Liverpool

Luis Suarez u rikthye në ‘Anfield’ për herë të parë pasi u largua nga Liverpooli drejt Barcelonës pesë vite më parë.

Sulmuesi uruguaian mezi pret përballejn e sotshme për të luajtur sërish në stadiumin e ‘Të Kuqëve’ dhe këtë e ka treguar edhe përmes një fotoje të postuar në Instagram.

‘’Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në vendin ku ofruan shumë dashuri. Një vend të cilit do t’i jem gjithmonë falënderues gjithashtu’’, shkroi ai, përcjell lajmi.net.

‘’Gati për të bërë punën time dhe të realizojë ëndrrat e mia!’’.

Por 32-vjeçari realizoi golin e parë në fitoren 3-0 në ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’. Suarez e festoi golin, duke u arsyetuar ishte i një rëndësie të veçantë.

Përveç festimit, ai edhe u kacafyt me lojtarët e Liverpool, me rëndësi të veçantë Andy Robertson me të cilin qeroi hesapet në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, kundërpërgjigja e tifozëve të Liverpool pritet të mësohen sonte.