Suarez i hapur për transferimin në MLS

Luis Suarez është i hapur për një kalim në MLS, nëse largohet nga Barcelona.

Uruguaiani Suarez ka thënë se e sheh Amerikën si një opsion të mirë, dhe mendon se gara atje është përmirësuar gjatë viteve të fundit.

Anëtari i Barcelonës ka thënë se do të ishte i interesuar për një kalim në MLS, kur koha për t’u ndarë me Barcelonën të afrojë.

“MLS është një kampionat ku konkurrenca është rritur shumë gjatë viteve të fundit” ka thënë Suarez, transmeton lajmi.net.

“Unë kam kontratë me Barcelonën dhe jam i lumtur këtu. Në të ardhmen, kurrë nuk i dihet, është një ligë atraktive” ka thënë tutje uruguaiani.

Suarez është tashmë 32 vjeçar dhe ka shënuar 185 gola në 260 paraqitje, që nga viti 2014 kur kaloi tek Barca.

SHPËRNDAJE