Stuhi e fortë tropikale,Japonia thirrje për evakuim qindra mijëra banorëve

Japonia ka këshilluar më shumë se 300,000 persona që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturime, për shkak stuhisë tropikale Krosa, që ka nisur atë zonë.

Agjencia japoneze e Meteorologjisë raportoi se kjo stuhi do të sjellë erëra me shpejtësi 109 kilometra në orë.

“Më lejoni të bëj thirrje që të përgatiten mirë, të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesen për jetën e tyre, duke u evakuuar më herët”, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Thirrjet për evakuim iu drejtohen rreth 310,000 banorëve, ndërsa shumë autostrada janë bllokuar dhe rreth 350 fluturime janë anuluar për të enjten./Opinion.al