Studim:Rinia të rrezikuar nga depresioni shkaku i rrjeteve sociale

Justin Rosenstein, një inxhinier i cili zbuloi butonin “Like” në vitin 2007, një nga karakteristikat më të njohura në Facebook, e ka fshirë këtë aplikacion nga telefoni i tij celular.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, Rosenstein thotë se ka frikë nga efektet psikologjike që po u shkaktojnë aplikacionet e tilla njerëzve nëpër botë.

Po sipas mediave të huaja, aq është i shqetësuar ai rreth kësaj çështje, sa që ka bllokuar veten në Reddit dhe Snapchat, si dhe ka kufizuar rreptësisht kohën që kalon çdo ditë në Facebook..

Ai madje tanimë ka blerë një telefon të ri dhe ka aktivizuar funksionin që nuk lejon shkarkimin e të gjitha aplikacioneve./Mesazhi/