Studimi: Tumori i trurit vret burrat më shumë se gratë

Sipas një studimi të ri, meshkujt kanë më shumë gjasa sesa gratë që të vdesin nga kanceri i trurit për shkak të dallimeve thelbësore në mënyrën se si zhvillohet sëmundja.

Meshkujt e diagnostikuar me kancer është provuar se vdesin më shumë dhe më shpejt sesa gratë, sipas studimit të realizuar nga hulumtuesit e Universitetit të Washington në St. Louis.

Ata arritën në përfundimin se janë procese të ndryshme që ndikojnë në kancerin e trurit, duke bërë që zhvillimi i sëmundjes të varet nga gjinia e mbartësit.

Edhe pse u përqendruan tek glioblastoma, ata besojnë se lloje të tjera të kancerit funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Studimi, titulluar “Brain tumors’ battle of the sexes’ u botua të mërkurën në Science Translational Medicine.

Studimi tregon se roli i gjinisë në zhvillimin dhe trajtimin e këtij lloji të kancerit shkon përtej hormoneve ose mënyrës së jetesës që ndryshojnë në varësi të moshës së një personi dhe rajonit.

Jingqin “Rosy” Luo, një nga hulumtuesit e studimit, sugjeroi se qelizat e kancerit jo vetëm që zhvillohen ndryshe tek meshkuj dhe femrat, por që ky fakt ka gjasa të jetë rrënja e rezultateve përfundimtare.