Studimi/ Edhe gjermanët emigrojnë për në vendet e tjera

Gjermania është kthyer në “tokën e premtuar” për shumë emigrantë, por edhe gjermanët vetë largohen prej andej. Vetëm se në një nivel mjaft të ulët, dhe për arsye krejt të ndryshme nga ato që shtyjnë qytetarë të vendeve të tjera të hedhin vështrimin drejt Gjermanise me shpresën e një jetë më të mirë.

Për herë të parë Instituti për Studimet Demografike ka hulumtuar, se kush largohet prej saj dhe psee. Nga studimi del qartë, se nuk janë gjermanët e zhgënjyer ata që i kthejnë kurrizin Gjermanisë.

Emigranti mesatar gjerman është nën moshën 40 vjeç, i suksesshëm në profesion dhe ka një diplomë universitare. Sipas studimit të realizuar nga Instituti i Studimeve Demografike në Berlin (BiB), rreth 180.000 gjermanë largohen çdo vit drejt një vendi tjetër, ndërkohë që 130.000 në vit kthehen sërish në Gjermani.

Një pjesë e madhe e të anketuarve largohet për arsye profesionale dhe fiton të ardhura më të mira në vendin e përzgjedhur, tregon hulumtimi i realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Duisburg-Essen.

“Shpesh ky transferim ka të bëjë me hapin pasues të karrierës”, thone drejtuesit e studimit. Si motiv i dytë jepet stili i jetesës në vendin e përzgjedhur për të emigruar. Por ka dhe shumë të tjerë që lëvizin për hir të profesionit, të partnerit ose partneres.

Studiuesit konstatojnë, se qëndrimi në një vend tjetër zakonisht është i kufizuar në kohë, ndërsa shprehen se shumica e persona që emigrojnë nga Gjermania janë akademikë, dhe theksojne se praktikisht, emigrimi atje, është një privilegj i të mbikualifikuarve.

SHPËRNDAJE