Studim: Fëmijët e vetëm më të rrezikuar nga obeziteti

Fëmijët e vetëm mund të jenë më të rrezikuar nga mbipesha sesa fëmijët që kanë motra dhe vëllezër, sipas një studimi të ri të botuar të mërkurën.

Studimi analizoi zakonet e ngrënies dhe peshën e trupit të fëmijëve të vetëm – të quajtur “singletons” nga studiuesit – dhe zbuloi se ata kishin më pak zakone të shëndetshme të ngrënies dhe zgjedhje të pijeve sesa familjet me fëmijë të shumëfishtë.

Madhësia e kampionit ishte e vogël dhe studimi nuk mund të përcaktonte shkakun dhe pasojën, mirëpo ngre një pikë interesante që duhet ta kuptojmë më mirë.

“Disa studime përveç kësaj kanë treguar që fëmijët e vetëm kanë më shumë gjasa të preken nga obeziteti dhe mbipesha”.

“Pse është kështu? Përderisa ky studim nuk jep përgjigjen e kësaj pyetje, është i dobishëm në ndërtimin e një hulumtimi që përfundimisht do të japë përgjigje më të qarta” tha pediatrja Dr. Natalie Muth.

SHPËRNDAJE