Studenti hap zjarr ndaj shokëve të klasës, 2 të vdekur, disa të plagosur

Të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një 19-vjeçari hapi zjarr ndaj shokëve të tij e më pas vrau veten.

Ngjarja ndodhi në një kolegj në qytetin Blagoveshchensk të Rusisë, shkruan oranews.

I armatosur me armë gjahu, studenti hapi zjarr në klasë, duke plagosur seriozisht disa persona, njëri prej te cilëve nuk i mbijetoi plagëve.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten.

“Trupat e dy personave përfshirë edhe sulmuesin u gjetën në vendngjarje,”-tha policia. “Tre të tjerë u plagosën nga të shtënat.”

Ligji i armëve të zjarrit në Rusi u lejon qytetarëve më të mëdhenj se 18 vjeç të marrin licencën e armëve për vetëmbrojtje, sporte dhe gjueti, si dhe për koleksionistëve.