Studentët e Universitetit të Sarajevës do të kenë kohë të lirë për xhuma dhe rite tjera fetare

Senati i Universitetit të Sarajevës në mbledhjen e sotme ka miratuar iniciativën e Parlamentit studentor (PSUS) për mosmbajtjen e ligjëratave dhe afateve të provimeve në fakultetet e Universitetit të Sarajevës të premteve për shkak të faljes së namazit të xhumasë. Me rastin e planifikimit të vitit akademik do të merren parasysh edhe terminet e lutjeve qendrore javore të pjesëtarëve të besimit katolik dhe ortodoks, si dhe të komuniteteve tjera fetare.

Senati i Univerzitetit të Sarajevës me iniciativën e Parlamentit studentor, unanimisht ka nxjerrë përfundimin lidhur me respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve fetare.

Me këtë përfundim i rekomandohet njësive organizative të Universitetit të Sarajevës, që gjatë përgatitjes së kalendarit akademik, dhe dokumenteve tjera që rregullojnë planin dhe programin, aktivitetet, zhvillimin e ligjëratave dhe provimeve, e duke respektuar të drejtën e studentëve dhe stafit mësimdhënës të besimit islam që studiojnë, punojnë dhe veprojnë pranë Universitetit të Sarajevës, si dhe të ngjarjeve tjera publike që përfshijnë grupe të gjera të studentëve, e që paraqesin pjesë fakultative apo obligative të punës akademike, trajnimit dhe arsimimit, të kenë kujdes të mos i caktojnë obligimet akademike të premteve dhe atë: prej orës 11:45 deri 13:00 në periudhën kohore të llogaritjes dimërore të kohës, përkatësisht prej orës 12:45 deri 14:00 në periudhën kohore të llogaritjes verore të kohës./Mesazhi.com/

SHPËRNDAJE