Strakosha lë kampin kuqezi

Thomas Strakosha është larguar sërish nga grumbullimi me Shqipërinë, në prag të sfidës miqësore me Turqinë.

Portieri që luan tek Lazio ka shfaqur probleme në këmbë dhe stafi i kombëtares, i ka dhënë leje të rikthehet në Itali, ku do të trajtohet nga mjekët e bardhekaltërve.

Strakosha është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios dhe do të tentohet rikuperimi i tij, për të qenë i gatshëm për derbin e Romës.

Ai nuk ia doli të stërvitet me kuqezinjtë as në grumbullimin për dy ndeshjet e fundit eliminatore, ato ndaj Spanjës dhe Italisë, ku sërish u largua nga grumbullimi, pas një problem në shpinë.