Stoltenberg telefonoi edhe Vuçiqin, tregon çfarë bisedoi me të dhe Haradinajn

Doorstep Statement by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sot, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka telefonuar sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit zyrtar të NATO-s thuhet se Stoltenberg me Haradinaj ka biseduar për çështjen e Ushtrisë së Kosovës duke ripërsëritur qëndrimin e njëjtë, si të ditës së djeshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kishte deklaruar se veprimet për transformimin e FSK-së vijnë në një kohë të gabuar.Njoftimi i plotë zyrtar:Sot, kam telefonuar të dy, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për t’i njoftuar ata shkurtimisht për përfundimet që kanë dalë nga takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s ku është diskutuar për Ballkanin Perëndimor.Kam theksuar se të dyja vendet, Beogradi dhe Prishtina, duhet të tregojnë qetësi dhe përmbajtje si dhe të shmangin çdo deklaratë ose veprim provokativ.

Me Haradinaj, kam diskutuar për planin për të ecur përpara me transformimin e FSK-së në Ushtri. Kam theksuar se një lëvizje e tillë po ndodh në kohë të gabuar dhe është kundër këshillave të shumicës së aleatëve të NATO-s si dhe mund të ketë pasoja negative në perspektivën e Kosovës në integrimet euro-atlantike.Kam përsëritur se nëse mandati i FSK-së duhet të evoulojë, NATO do të duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit tonë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.Kam biseduar gjithashtu me presidentin Vuçiq për nevojën e uljes së tensioneve aktuale.Ua kam rikujtuar të dyve se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.NATO mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it, i mandatuar nga OKB.