Stoltenberg: Rusia të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit malajzian

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi Rusisë të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit Malaysia Airlines MH17 i cili në vitin 2014 mbi Ukrainë u rrëzua nga një raketë e ushtrisë ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai rikujtoi se Rusia konsiderohet përgjegjëse për rrëzimin e avionit të Malajzisë dhe i kërkoi vendit të pranojnë përgjegjësinë dhe të bëhen përpjekje për formimin e një trupi për përcaktimin e përgjegjësisë në përputhje me Rezolutën 2166.

Stoltenberg rrëzimin e avionit e konsideron si tragjedi globale duke potencuar nevojën për dënimin e përgjegjësve.

Ekipi i përbashkët hetimor (JIT) të enjten njoftoi se është vërtetuar se avioni Malaysia Airlines MH17 2014 mbi Ukrainë u rrëzua nga një raketë e ushtrisë ruse.

Në konferencë për media u tha se predha i përkiste Brigadës së 53-të të ushtrisë ruse të vendosur në Kursk.

Avioni i pasagjerëve që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua më 17 korrik 2014 në lindje të Ukrainës, ndërsa në këtë fatëkeqësi jetën humbën të gjithë 298 personat në avion.

Hetimet e ekspertëve perëndimorë kanë gjetur se raketa Buk e prodhimit rus, i cili rrëzoi avionin është shkrepur nga zonat nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Në avion ndodheshin 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.