Stoltenberg frenon Macron: Asnjë nismë kundër marrëdhënieve transatlantike

Pas ngurrimit të Berlinit zyrtar, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk nxiton ta përshëndesë nismën e Emmanuel Macron për një ushtri europiane.

Të premten, përmes një postimi në Tëitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se e konsideronte “fyese” thirrjen e kreut të Elizesë për një ushtri të vërtetë europiane, me argumentin se siguria e Europës nuk mund të varet nga Shtetet e Bashkuara.

Pa bërë referime specifike, Stoltenberg tha se i mbështet përpjekjet e mbrojtjes europiane, për sa kohë ato mund të shërbejnë për të focuar NATO-n.

“Por nuk i përkrah ato ide që dublojnë aktivitetin e aleancës”, ishte komenti i tij. Përpos kësaj, sipas numrit një të NATO-s, nuk duhen rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. “Dy Luftërat Botërore dhe Lufta e Ftohtë na kanë mësuar se, sa i rëndësishëm është bashkëpunimi”, u shpreh ai në një forum në Berlin.

Trump i ka kritikuar vazhdimisht anëtarët europianë të NATO-s, si Gjermaninë, për mosarritjen e objektivave të shpenzimeve, të vendosura nga aleanca.