Stoke City barazon ndaj Unitedit

Stoke City ka barazuar në 2-2 rezultatin në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.

Pas golit të epërsisë 2-1 të shënuar nga Romelu Lukaku, nuk ka vonuar goli i barazimit nga Stoke City.

Është përsëri sulmuesi kamerunas, Maxim Choupo-Moting, i cili ka shënuar me kokë për 2-1.

Goli i kamerunasit erdhi në minutën e 63 të ndeshjes pas asistimit të Xherdan Shaqirit.