Stamboll, rritet në 21 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Kartal të Stambollit është rritur në 21, raporton Anadolu Agency (AA). Duke folur për gazetarët në vendngjarjen, Soylu tha se besohet se 35 persona kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat dhe të gjithë ata janë gjetur. Ndërsa 14 nga gjithsej 35 janë shpëtuar nga rrënojat, shtoi ai. Më parë gjatë ditës së djeshme, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, gjatë vizitës në spitalin ku gjenden personat e nxjerrë nga ndërtesa e shembur, tha se në spital janë 13 persona të plagosur, nga të cilët 2 në gjendje kritike. Gjithashtu edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan dje vizitoi vendin e ngjarjes. “Ka shumë mësime që duhet t’i nxjerrim prej kësaj”, tha ai.
SHPËRNDAJE