Stamboll, punëtori shpëton macen me frymëmarrje artificiale

Një punonjës rrugor ka kthyer në jetë një kotele e cila u gjend në prag të ngordhjes si pasojë e marrjes nga vërshimet në një lagje të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Metin Keskin, punonjës përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve në Bashkinë e Stambollit, i dha frymëmarrje artificiale maces së vogël kur e pa atë duke qëndruar pa shenja jete.

“Ajo është shumë e shëndoshë tani. Jami shumë i lumtur. Tani ajo është bërë kotelja jonë”, tha Keskin para gazetarëve në një qendër kujdesi për kafshët.

Keskin përshkroi çastet kur e ka vërejtur macen pa ndjenja në lagjen Pendik, ku punonjësit ishin dërguar për të menaxhuar situatën e krijuar pas përmbytjeve të djeshme.”Ne pamë kotelen në cep të rrugës.

Kur e morëm në dorë, ishte pa ndjenja dhe nuk po bënte asnjë zë”, tha Keskin.

Por pastaj, pas masazhit dhe frymëmarrjes artificiale, macja u ringjall dhe lëshoi ​​një mjaullimë të zbehtë, shtoi ai.

“Ne e bëmë detyrën tonë dhe jemi të lumtur”, theksoi Keskin.

Keskin tha se kotelja i përket Stambollit dhe u kërkoi banorëve vendas që të ndihmojnë në vendosjen e një emri.

Mevlüt Maytalman, veteriner, tha se kotelja kishte pësuar hipotermi për shkak të lagies dhe humbjes së nxehtësisë trupore.

“Ne filluam ta trajtonim menjëherë”, tha Maytalman, duke shtuar se gjendja e koteles është përmirësuar.

Ai tha pas 24 orësh vëzhgim, ajo do të shkojë në një shtëpi të re.


SHPËRNDAJE