Stamboll, autokolona me ndihma humanitare niset drejt Halepit

STAMBOLL (AA) – Është zhvilluar ceremonia e nisjes së 14 mauneve me ndihma humanitare në drejtim të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Me ndërmjetësimin e drejtuesve të AK Partisë në Sarıyer të Stambollit, 14 maunet me ndihmat humanitare janë mbledhur nga qytetarë të këtij rajoni.

Maunet janë nisur nga Sarıyer-i nën shoqërimin e lutjeve të qytetarëve të mbledhur me këtë rast.

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni Kryetari i AK Partisë për këtë rajon, Salih Baryraktar duke dënuar sulmet terroriste të ndodhura kohët e fundit në vend tha: “E gjithë bota është duke qëndruar e heshtur përballë kësaj mizorie. I vetmi vend që ngre zërin është Turqia. Ne do të vazhdojmë të jemi të fortë për deri sa t’ju dalim për zot atyre që ju bëhet padrejtësi. Organizuam një fushatë sensibilizimi për të dërguar ndihma në Halep dhe qytetarët i ‘u përgjigjën fuqishëm kësaj thirrjeje. 14 maunet me ndihma humanitare të mbledhura nga qytetarët tanë u nisën drejt kufirit me Sirinë.”