Stadiumi “Fadil Vokrri” i pakalueshëm për kundërshtarët

Kosova do të përballet me Anglinë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndonëse pa gjasa për kualifikim, “Dardanët” janë super të motivuar që të japin gjithçka nga vetja në këtë përballje ndaj fuqisë botërore, Anglisë.

Kur Kosova ka luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, asnjë kombëtare deri tash nuk ka dalë triumfuese, duke i gjunjëzuar të gjithë me radhë.

Në tetë ndeshjet e luajtura në këtë stadium, Kombëtarja e Kosovës ka arritur 6 fitore dhe 2 barazime. Barazimet e vetme në “Fadil Vokrri” kanë qenë ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, ndërsa ka mposhtur Ishujt Faroe, Maltën, Azerbejxhanin, Çekinë, Gjibraltarin dhe së fundmi Malin e Zi, shkruan Indeksonline.

Përpara vetes, Kosova ka një kundërshtar të një kalibri të lartë dhe një rezultat pozitiv është pak i besueshëm, por asnjëherë i paarritshëm.

Para duelit, Kosova po i bën pritje madhështore Anglisë, duke zënë titujt kryesorë në mediat më të njohura britanike