Spiuni rus, miku i Assadit, rrezik të bëhet Raportues Special për Kosovën në KE

Spiuni rus Alexei Kondratiew po përflitet se mund të jetë Raportues Special për Kosovën në Këshillin e Evropës, ku do të ketë për detyrë të njoftoj Këshillin për zhvillimin e demokracisë, e mbi të gjitha, daljen nga konflikti i ftohtë me Serbinë.

Siç shkruan e përditshmja gjermane Bild në një artikull të fundit, Kondratiew paraqet rrezik për Kosovën dhe Këshillin Evropian në përgjithësi, marrë parasysh karrierën e tij prej spiuni.

PËrballë kandidatuës së tij qëndron anëtari i Bundestagut gjerman, Peter Beyer nga CDU, i cili ka punuar në Kosovë me misionin gjerman të sigurisë, shkruan tesheshi.

Ndërkohë Alexei Kondratiew, ka qenë anëtar i Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe anëtar i komitetit për marrëdhënie me jashtë i Këshillit Federativ të Rusisë.

Por aktivitetet e Kondratiew janë shumë problematike për Evropën. Ai ka qenë anëtar i shërbimit inteligjent rus (GRU) deri në 2010-tën dhe ka qëndruar në Kosovë gjatë viteve 1999-2001 gjatë shërbimit ushtarak rus. Qëndrimet e tij kundër Kosovës nuk kanë qenë kurrë sekret, shkruan Bild.

Madje, në mars të këtij viti, në një forum për diplomaci, ai kishte deklaruar se të njihesh nga 114 shtete, por jo nga Rusia, sërish nuk të bën shtet, duke aluduar kështu në Kosovën.

Madje, ka pasur raporte për një incident të iniciuar nga ai kur kishte qenë me shërbim në Kosovë, kur në gjendje të dehur kishte shtirë me armë dhe kushte plagosur disa njerëz.

Një analist gjerman tha për Bild se nëse Kondratiew bëhet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të ishte një vendim totalisht i pavend.

Kundër emërimit të tij janë shprehur edhe deputetë të tjerë gjerman, nga CDU-ja dhe Asambleja për Këshillin e Evropës, PACE.

Vlen të kujtohet se Kondratiew kishte shërbyer si ndërmjetësues marrëveshjes mes Rusisë dhe regjimit të Bashar Al Asad, e madje kishte guxuar të supozojë se ky i fundit “nuk shënjestron civilët”.