Spektakël i Real Madridit në Bernabeu

Real Madrid ka shënuar fitore spektakolare ndaj Sevillas në ‘Santiago Bernabeu’.

Kampionët e La Ligas, e kanë mposhtur me rezultat të thellë 5:0 Sevillan, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të.Para fillimit të ndeshjes, Ronaldo para tifozëve të Realit prezantoi Topin e Artë, që e fitoi këtë javë nga ‘France Football’.

Sjellja e këtij trofeu në Bernabeu, solli energji pozitive te lojtarët e Realit që shënuan pesë gola brenda pjesës së parë.Ronaldo me dy gola, Nacho, Kroos dhe Hakimi me nga një, shënuan për këtë fitore të Real Madridit, që tani numëron 31 pikë dhe renditet në vendin e tretë