Spanjollët: Cilësia në ‘Loro Boriçi’ e dobtë

Federata Spanjolle e Futbollit është e pakënaqur me cilësinë e fushës së “Loro Boriçit”, pas ndeshjes Kosovë-Kroaci.

Zyrtarët e saj kanë thënë për median spanjolle se terreni nuk është i mirë. I pakënaqur është edhe trajneri Lopetegui, që Kosova luajti në Shkodër pasi veç Italisë, ai konsideron Shqipërinë si kundërshtarin e dytë më të fortë të grupit.

Kështu, pritet që ai të bëjë ndryshime në formacion. Në ndeshjen me Italinë, Spanja prodhoi shumë volum loje por pak raste. Sipas një prej gazetave më të mëdha sportive spanjolle, Lopetegiu do të aktivizojë prurjet e reja në skuadrën e tij.

Morata do ta nisë titullar, Monreal zëvendëson Jordi Alban në krahun e majtë të mbrojtjes, dhe Sergi Roberto në të djathtin.

Tekniku parashikon t’i japë mundësinë Íñigo Martínez dhe Nacho, në mënyrë që të pushojnë Piqué dhe Ramos, gjithsesi këta të fundit do ta nisin si titullarë