Spanjë, shpëtohen rreth 200 emigrantë nga përmbytja

Rojet detare spanjolle dje shpëtuan më shumë se 200 emigrantë pasi ata u përpoqën të bënin kalimin ga Afrika e Veriut në Europë.

Shpëtimet e para ndodhën në orët e hershme, ku dhjetëra emigrantë janë shpëtuar në jug të Gjibraltarit përmes tri varkave.

Një tjetër grup prej 72 personash u shpëtuan më vonë. Shërbimi spanjoll i rojeve detare tha se kishte shpëtuar më shumë se 400 emigrantë vetë këtë javë.

Kalimi relativisht i shkurtër i detit nga Maroku në Spanjë është një rrugë mjaft e frekuentuar nga emigrantët afrikan.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, 3,314 persona tentuan këtë kalim prej 1 janarit, deri më 30 prill të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe u regjistruan 59 vdekje gjatë së njëjtës periudhë në këtë pjesë të Mesdheut. /MESAZHI/