Spanjë/ Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, të paktën 4 persona kanë humbur jetën

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Spanjë, midis tyre tre meshkuj dhe një femër.

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që mbi 200 mijë qytetarë të mbesin pa energji elektrike, si dhe shumë rrugë janë vlerësuar si të pakalueshme nga policia, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. 

Ndërkohë erërat e forta kanë goditur qytetet bregdetare, duke shkatërruar disa dyqane dhe restorante, shkruajnë mediat e huaja. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dhjetëra rrugë janë bllokuar si pasojë e borës përfshirë këtu edhe autostradën A7, e cila lidh qytetin e Figersit në verilindje përgjatë vijës kufitare me Francën. Meteorologët kanë ngritur alarmin se moti i keq do të vazhdojë për disa ditë rresht dhe i bëjnë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë te tyre./tch