Spanja, kampione e botës në basketboll

Spanja është kampionia e re e botës në basketboll pasi ka mposhtur Argjentinën në finalen e Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Spanjollët fituan 95:75 në një duel të cilin e udhëhoqën që nga fillimi.

Në këtë kampionat, vendin e tretë e zuri Franca që mposhti më herët Australinë.