Spanja boshatiset, shet fshatra të tërë edhe për 85 mijë euro

Një protestë e veçantë është parë rrugëve të Spanjës në fundin e marsit. Me thirrjet «España vaciada, España arruinada» (Spanja e boshatisur, Spanjë e rrënuar) mijëra vetë kërkojnë nga Qeveria zgjidhje për plagën e madhe të boshatisjes së shumë zonave të Spanjës, sidomos të atyre rurale.

Për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet Spanja ja disa shifra: Shumica e komunave spanjolle kanë një densitet prej 12,5 banorë për kilometër katror, një nga shifrat më të ulëta të Bashkimit Europian. Rreth 90% e popullsisë së Spanjës është e përqendruar në vetëm 30 % të territorit.

Atëherë sipas prestigjozes Bloomberg banorët po organizohen për të shitur bashkë shtëpitë e braktisura siç ndodhi me fshatin Acorrada, i cili u shit i tëri për 85 mijë euro, apo një tjetër fshat i blerë nga një çift holandez për 150 mijë euro.

Në këtë mënyrë agjencia imobiliare e spacializuar, Aldeas Abandonadas, shiti vjet 40 fshatra dhe përmes reklamimit, apo favorizimeve fiskale, gjendja ka nisur të ndryshojë.