Spalletti: Duhet të japim 100 për qind për të mposhtur Barcelonën

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti paralajmëron se duhet dhënë 100 për qind për të mposhtur Barcelonën, por e sheh ndeshjen e nesërme si një mundësi të mirë për ekipin e tij.

Nerazzurrët pothuajse mund të sigurojnë kualifikimin për 1/16-tën me një fitore nesër (e martë), dhe pas konferencës së shtypit të tij para ndeshjes, Spalletti ka folur rreth ndeshjes.

“Ata [Barcelona] janë më të mirët”, ka thënë fillimisht Spalleti për Sky.

“Kjo është ndeshja më e vështirë dhe ne kemi para nesh një mundësi për të treguar se me të vërtetë mund të konkurrojmë me këdo”.

“Në ndeshjet pas Barcelonës ne kemi dashur të forcojmë konceptin e mbajtjes së topit dhe pozicionimin në gjysmën e kundërshtarit”.

“Ne duam të qëndrojmë sa më larg që është e mundur nga zona jonë dhe për të bërë këtë ne duhet të luajmë si ekip”.

“Duhet të jemi të mirë në sigurimin që kundërshtarët tanë nuk kanë kohë për të luajtur, duke i dhënë presion të vazhdueshëm ku të gjithë lojtarët ndjekin topin”.

“Duhen 100 për qind për të mposhtur Barcelonën dhe ne duhet ta bëjmë këtë”, përfundoi trajneri i Interit.

Ndryshe, ndeshja e vlefshme për Grupin B është paraparë të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Giuseppe Meazza.