SpaceX mund të lansojë satelitin e parë të ndërtuar nga Turqia

Kompania amerikane e aeronautikës, SpaceX, është kandidat për të lançuar satelitin e parë kombëtar turk, njoftoi një zyrtar i Turksat, operatiorit satelitor të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Turksat tashmë ka dy misione për të lançuar satelitë me SpaceX, prej të cilëve 5A është planifikuar të lançohet vitin e ardhshëm, tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Cenk Şen.

“Do të jetë një përvojë e mirë edhe për ne dhe do të hapim dyert për projektet e ardhshme, sepse ata kanë shumë projekte për të ardhmen e hapësirës”, tha Şen për AA në Konferencën e Satelitëve 2019 në Washington.

“Pra, kjo do të jetë një mundësi e mirë për të dy kompanitë. Ata do të jenë një nga kandidatët për 6A2, që është sateliti i parë i ndërtuar në nivel kombëtar dhe i cili është shumë i rëndësishëm për Turqinë”, tha ai.

Ndërkaq, Gwynne Shotwell, drejtuese operative kryesore e SpaceX, tha për AA se kompania është entuziaste për të punuar me Turksat dhe po shqyrton anijen kozmike Starship për të mbështetur projektin e radhës me kompaninë turke.

“Mendoj se do të fillojmë me misionet Falcon Heavy dhe do të punojmë shumë atje dhe pastaj do të kalojmë potencialisht në mjetin tjetër. Dhe në të vërtetë, Starship mund të ketë suskes për projektin e ardhshëm të Turksat”, tha Shotwell.

Starship është një anije e ripërdorshme aktualisht në zhvillim nga SpaceX, me plane për ta përdorur atë për të transportuar njerëzit në Mars.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer që punojmë me Turksat. Është një program i mirë deri më tani. Gjithçka duket se është në rrugën e duhur dhe ne me të vërtetë presim lançimin”, tha Shotwell.

Vitin e kaluar, SpaceX lançoi me sukses në hapësirë Falcon Heavy, raketën më të fuqishme në botë. Ajo mund të mbajë 63.500 kilogramë ngarkesë në orbitë, që është më shumë se dyfishi i sasisë së çdo rakete aktuale.