Southamptoni arrin marrëveshje me lojtarin e Juventusit

Në Angli janë të sigurtë se Mario Lemina do të jetë mesfushori i ri i Southamptonit. Madje mediat në ishull bëjnë me dije se Juventusi dhe klubi i shenjtorëve kanë arritur marrëveshjen për shumën e 18 milionë Eurove.

Por të ulur disi euforinë e tifozëve të Southamptonit ka menduar trajneri Mauricio Pellegrino. Argjentinasi i pyetur për një afrim të mundshëm të Lemina në St Mary theksoi se nuk di ende asgjë duke shtuar se klubi po punon në merkato, por nuk është e lehtë të afrosh lojtarë të rëndësishëm.