Sot zhvillohen 4 ndeshje të Superligës

Sot zhvillohen katër ndeshje në kuadër të Vala Superligës.

Lideri momental, Trepça ’89, zhvillon kryendeshjen e ditës kundër Llapit në udhëtim.

Ndërkohë, Feronikeli luan në udhëtim me Ferizajn, Drita pret Lirinë ndërsa Trepça luan kundër Hajvalisë në “Adem Jashari”.

Të gjitha ndeshjet e ditës fillojnë në ora 13:00.

Drita – Liria
B.Kosumi, J.Musolli, E.Zeqiri, T.Maloku

Trepça – Hajvalia
B.Gashi, F.Jakupi, B.Rama, I.Shuleta

Llapi – Trepça’89
G.Nuza, D.Preniqi, B.Morina, H.Hajdari

Ferizaj – Feronikeli
B.Jahmurataj, F.Sekiraça, R.Hyseni, L.Mustafa