Sot varroset aktori Art Kurti

Sot prej orës 15.30 deri në ora 17.30 në Pallatin e Kulturës në Gjakovë mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së aktorit Art Kurti.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 18.00, në tyrben e Sheh Fetahut në dalje të Prizrenit.

Ai u gjet i vdekur gjatë ditës së djeshme, kurse policia ka thënë se dyshimet e para janë se ai ka kryer vetëvrasje.

Kurti përveç aktor, ishte po ashtu edhe këshilltar për të rinj i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.