Sot varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca

Pesë anëtarët e familjes Bllaca, të cilët u vranë të martën do të varrosen sot në namazin e Ikindisë.

Varrimi i tyre do të bëhet sot, me namazin e Ikindisë, në varrezat e fshatit Cernicë.

“Familja Bllaca ju njofton se ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Bllaca që ndërruan jetë tragjikisht bëhet ditën e enjte me Namazin e Ikindisë në ora 14:52 në varrezat e fshatit Cernicë. Ju ftojmë të ndajmë dhembjen me familjen Bllaca”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të martën ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan, ku dyshohet se policja V.B ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.