Sot takimi Haradinaj-Limaj, a do t’i bashkëngjitet Nisma AAK-së e PSD-së

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas zyrtarizimit të koalicionit me PSD -në gjatës së djeshme ka bërë me dije se sot do të takohet edhe me kryetarin e NISMA Fatmir Limaj.

“Nesër (sot) do të takohemi me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj. Ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkëngjitet” ka thënë Haradinaj për mediat por pa treguar orarin .

Ndryshe, dje AAK-ja dhe PSD-ja zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor ku prijës i listës do të jetë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas marrëveshjes mes dy partive, Haradinaj do të jetë kandidati për kryeministër ndërsa Shpend Ahmeti do të jetë i dyti në listë zgjedhore.

Në këtë listë zgjedhore, PSD’ja do t’i ketë 25 kandidatë për deputetë.