Sot shpallet lista e lojtarëve të Kosovës kundër Kroacisë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki do të publikojë sot emrat e lojtarëve të ftuar kundër përfaqësueses së Kroacisë.

Ai këtë do ta bëjë në një konferencë për media, ku pritet të japë edhe detaje tjera lidhur me këtë ndeshje të rëndësishme për Kosovën.

Djemtë e përzgjedhur nga Albert Bunjaki i pret një ndeshje e madhe, sepse përballë do ta kenë njërën ndër fuqitë e futbollit botëror.

Përfaqësuesja jonë në futboll, të enjten mbrëma në “Loro Boriçi” do të përballet me Kroacinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2016”.