Sot rishqyrtohet vendimi për bursat e studentëve

Sot mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pritet të rishqyrtohet vendimi për bursat e studentëve.

Me këtë rast organizata studentore “Reforma”, do të zhvillojë një aktivitet simbolik para rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 14:00.

Këtë aktivitet simbolik do ta zhvillojnë disa studentë të Fakultetit të Arteve nga Departamenti i Muzikës, ku përmes një performance artistike do të shprehin mesazhin e tyre për Universitetin e Prishtinës.

Ndryshe, edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë zvogëlim të shumës së bursave, të cilat i ndanë Universiteti i Prishtinës.