Sot pritet të rrënohet muri në Mitrovicë

Sot pritet të rrënohet muri i ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Marrëveshja është arritur dje në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë bërë të gjitha përgatitjet për rrënimin e murit.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.