Sot pritet të merret vendimi përfundimtar për rastin “Syri i Popullit”

Vendimi përfundimtar për rastin “Syri i Popullit” pritet të merret sot, transmeton Klan Kosova.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.